‘Ta kesh përjetë dhuratë e vogla ime’, Olta Boka surprizon të bijën në 1 vjetorin e lindjes
0
0
Gaia bëri 1 vjeçe dhe mami Olta vendosi ti bënte një dhuratë speciale të bijës.
Këngëtarja i ka dedikuar një këngë të veçantë të voglës së saj e cila do ta shoqërojë në përjetësi.
Me një postim në rrjete sociale mami Olta shkruan fjalët më të ëmbla për vogëlushen e saj që po rritet nga dita në ditë.
‘Për ty zemra më thur vargje dhe shpirti më end melodi. Por sot në ditëlindjen tënde të parë s’kam fjalë, ndaj të kushtova një këngë e vogla mamit. Ta kesh përjetë dhuratë edhe kur të mos jesh më kaq e vogël. Edhe kur të kesh të voglën tënde në krahë. Edhe kur unë të të shoh e buzëqeshur nga lart.Të dua Gaia! Mama jote’, – shkruan Olta.
Linku: https://www.instagram.com/p/CRWtehKlvnI/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/oltabokaofficial/