Home ShowBiz Gjykata i zbulon gënjeshtrën, Johnny Depp fiton një çështje kundër Amber Heard
Gjykata i zbulon gënjeshtrën, Johnny Depp fiton një çështje kundër Amber Heard
0

Gjykata i zbulon gënjeshtrën, Johnny Depp fiton një çështje kundër Amber Heard

0
0

Një gjykatës i Nju Jorkut ka vendosur që Unioni Amerikan i Lirive Civile (ACLU) duhet të sigurojë dokumentacion që konfirmon nëse aktorja Aquaman i ka dhënë organizatës jofitimprurëse një donacion nga 7 milionë dollarët që ajo mori në zgjidhjen e divorcit nga ylli i Rum Diary, si dhe Spitali i Fëmijëve në Los Angeles.

Avokati i Depp, Andrew Caldecott është shprehur se donacioni i premtuar ishte “një gënjeshtër manipuluese”.

Pas një komunikimi me spitalin u konfirmua se Heard nuk kishte bërë asnjë pagesë, pra Amber kishte mashtruar. Gjykatësi i ka dhënë të drejtë ekipit ligjor të Depp, i cili duhet të sigurojë dokumentet që konfirmojnë nëse ish-bashkëshortja e tij e ka mbajtur apo jo premtimin e saj.

Depp-i cili ka mohuar vazhdimisht akuzat se ai sulmoi ish-gruan e tij-u tha nga Gjykata e Lartë se ai nuk mund të ndiqte një kërkesë për të apeluar, pavarësisht se avokatët e tij pohuan se ata kishin prova të reja për aktoren daneze dhe e akuzuan atë për mashtrim për dhënien e 7 milionë dollarëve për bamirësi.

Amber pretendonte mëherët se Johnny Depp e ka akuzuar për tradhti me kolegët, me të cilët ka bashkëpunuar për filmat e saj.

Linku: https://www.perthnow.com.au/news/court-justice/johnny-depp-wins-victory-in-amber-heard-legal-battle-over-7m-settlement-donations-ng-b881952926z

Burimi i fotos: https://www.thenews.com.pk/