Valentino Mitaj është duke punuar tërësisht i fokusuar te muzika. Kjo verë duket se do ta sjellë atë jo pak, por katër herë. Do të vijë me katër projekte interesante, si për nga muzika, ashtu edhe për nga tekstet. Një prej këtyre projekteve do ta sjellë Valentinon në bashkëpunim me Xhelianën nën titullin “We go crazy”. Kjo këngë është punuar nga Albert Sula. Rryma e saj është “house” dhe pikërisht kjo këngë do të shënojë edhe hapjen e siparit për këtë sezon, pasi do të publikohet e para.
Megjithatë Valentino nuk do të ndalet dhe do të publikojë rradhazi edhe tre klipe të tjera. “S`e ke dit” do të jetë një prej tyre dhe kënga është punuar nga Xoxo dhe Dj. D Nice. Një këngë si kjo nuk ka ardhur asnjëherë më parë në Shqipëri, pasi edhe stili i saj do të jetë rumun.
“Lule” dhe “O baby” do të jenë dy këngët e tjera, njëra prej të cilave është punuar nga Albert Sula dhe tjetra nga Alfred Sula.
Premtohet që këto klipe do t`i japin një tjetër dimension verës suaj, ndaj qëndroni në pritje…
Foto ekskluzive: