Gërhitja është frymëmarrje e zhurmshme që ndodh gjatë gjumit. Edhe gratë mund të gërhasin, por burrat gërhasin më shumë se gratë. Meshkujt për shkak të itinerarit të përditshëm janë më të prirur të gërhasin në gjumë. Lodhja fizike për shkak të punve të rënda është një tjetër arsye.
Gërhitja ka shumë shkaqe të mundshme, duke përfshirë obezitetin, ndryshimet anatomike dhe disa sëmundje që prekin rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Ajo rezulton nga dridhja e indeve të buta të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe shpesh shoqërohet me pengim të rrjedhës së ajrit.
Nëse është për shkak të një pengese të rëndësishme të rrugëve të frymëmarrjes, gërhitja shoqërohet me probleme serioze shëndetësore, si presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës.
Gërhitja përkeqësohet nga alkooli dhe qetësuesit e tjerë.
Njerëzit mbipeshë janë më të prirur për të gërhitur.
Fjetja me shpinë rrit shanset për të gërhitur.
Si mund ta shmangim këtë situatë.
Humbja e peshës mund të ndihmojë në parandalimin e gërhitjes.
Shmangni alkoolin dhe ushqimet e pasura para gjumit.
Lini duhanin.
Provoni të ngrini kokën duke vendosur jastëkë nën të.
Linku: https://www.verywellhealth.com/why-men-snore-2328459
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/dawn-man-couple-love-7556643/