Çfarë ka ndodhur me miqësinë e tyre! Erioni flet për raportin e tij me Bes Kallakun dhe Jul Dedën
Erion Isai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin e ‘Abc Mëngjesit’.
Shpesh në mediat online flitet se Erioni nuk flet me Besin dhe Julin. Së fundmi aktori ka vendosur t’iu japë fund aludimeve të mediave.
‘Me Besin kam 17 vjet dhe nuk janë pak. Dje u takuam se kishte një aktivitet personal, u takuam me Besin dhe Olsin. I kemi raportet njësoj, mbyllja e rubrikës në ‘E diela Shqiptare’ erdhi natyrshëm se unë zgjodha drejtim tjetër, Besi zgjodhi drejtim tjetër, Olsi po ashtu. Nuk janë të vërteta çfarë thuhet në portale’.
‘Jul Dedën nuk di si ta përshkuaj kemi pasur disa përplasje virtuale politike. Vazhdoj të kem konsiderat për familjen Deda, për Marjon dhe për Zefin’.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=plSWGdonNBI&t=75s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHC5eB3gO0J/