Mozzik është mjaft aktiv në rrjete sociale ku ndan me ndjekësit momente të ndrysheme nga jeta personale dhe profesionale.
Si rrallë herë reperi ka ardhur me një dedikim të veçantë për të atin.
Krahas një kujtimi të veçantë nga fëmijëria e tij me të atin ajo shkruan.
‘Kjo fotografi shpesh herë më gëzon e shpesh herë më mërzit. Më gëzon fakti që patëm e kemi një baba të mrekullueshëm e të mirë e të edukuar, që kurrë në jetën e vet nuk diti të mendonte për vete para se të mendonte për ne. Në gjendje të mbajë 3/4 lloj punësh që të rritemi shëndoshë e mirë. Kohë e vështirë ka qenë shumë. Por e bën më të mirë tani kur e sheh se nga ku e deri ku kemi arritur. Ana tjetër që më mërzit është që sa shpejt ikin vitet, por shumë shpejt. Babës tem kur jam me punë në Evropë ose në botë diku me koncerte i shkruaj bablok mbërrita a jeni mirë? Baba: Shyqyr Zotit, ne jemi mirë kur ju jeni mirë gjithmonë. Andaj vlerësoni gjithmonë atë që keni, aq sa keni. Të jem i sinqertë baba im është idolli im. Respekt, në foto baba, unë, Getoari’.
Linku: https://www.instagram.com/stories/mozzikaliiu_
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/mozzikaliiu_/