Home ShowBiz ‘Ka qenë një ferr i vërtetë’, Monika Lubonja rrëfen momentin e vështirë pas divorcit
‘Ka qenë një ferr i vërtetë’, Monika Lubonja rrëfen momentin e vështirë pas divorcit
0

‘Ka qenë një ferr i vërtetë’, Monika Lubonja rrëfen momentin e vështirë pas divorcit

0
0

Monika është një nga artistet më të njohura në vendi tonë. Hyrja në  Big Brother Vip e ka sjellë në një version tjetër tek ndjekësit e saj.

Së fundmi aktorja ka biseduar me Egzonën për periudhën e vështirë pas divorcit.

‘Kam kaluar shumë, momenti pas divocrit ka qenë një ferr i vërtetë, as e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu’.

Monika ka biseduar me Kledin për raportin me ish bashkëshortin. Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga ndarja ajo tregoi se e ka të vështirë ti japë mundësi dikujt tjetër në jetën e saj.

‘Jam single, e qetë, ideja vetëm për punë. E kam bërë dikur një zgjedhje dhe s’kam për të bërë më zgjedhje. Nuk ka ardhur ndonjë rast i mirë që unë ta finalizoj. Se duke pasur një herë një dramë në jetën tënde, je më e përgjegjshme për zgjedhjen e dytë. Edhe për veten time, sepse mamin do ta qetësoja shumë se babi iku me mendimin ‘ku do të të lë moj vajzë, iku me kokën mbrapa’. Mami vazhdon, se nëna kërkon ta sistemojë vajzën, megjithëse unë jam madhore tani, por ngelet nënë dhe unë ngelem vajza e saj. Por si duket nuk ka ardhur ai momenti. Doja të bëja tre fëmijë, kisha shumë dëshirë që Tean të mos e lija vetëm,  ka rrëfyer ajo.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/monikalubonja/