Sara Berisha së fundmi ka qenë e ftuar në Wake-Up, ku ka ndarë më shumë detaje nga lidhja e saj me Pajtimin.
‘Unë kam takuar vetëm mamanë e PM dhe motrën e madhe, ndërsa PM ka takuar babin brenda Bigut ndërsa mamin e ka takuar 5 minuta në rrugë. Mami kishte qejf ta takonte se thoshte kam qenë fansja e PM. Kur kam dalë, nuk më kishte pyetur fiks se si po shkon se e di që vihem në siklet. Kemi qenë në kafe një ditë e më thotë, po me PM si po shkon. Kjo ndodhi 2-3 javët e para pasi kam dalë.’
Mikeshat e saj janë bërë pjesë e programit ku janë ankuar për mungesat që Sara ka bërë në shoqëri.
Mikeshat e saj të ngushta i kanë zbuluar të palarat e lidhjes ‘Qan për PM. Është shumë e llastuar dhe e vuan ndarjen. Më pas ata theksuan se e gjitha është shaka.
Sara u shpreh se dëshiron ta mbajë lidhjen në privatësi dhe prandaj nuk është shumë aktive në rrjete sociale me të.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=NzQOxsVi-Sk
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sarah.berisha/