Home ShowBiz Në një rrëfim të rrallë, Alban Skënderaj ndan emocionet rreth muzikës
Në një rrëfim të rrallë, Alban Skënderaj ndan emocionet rreth muzikës
0

Në një rrëfim të rrallë, Alban Skënderaj ndan emocionet rreth muzikës

0
0

Këngëtari Alban Skënderaj ka qënë i ftuar në video-podcast-in e fundit të moderatores Mira Kazhani.

Në një rrëfim emocional mbi jetën e tij personale, marrëdhënien me Miriamin dhe fëmijët, këngëtari u ndal gjithashtu të fliste rreth karrierës së tij muzikore.

Pyetur nga gazetarja  për mënyrën se si muzika ka evouluar vitet e fundit ai është shprehur:

“Dikur muzika ka qenë buka, uji, mishi, peshku, gjithë tavolina. Tani ka shumë në tryezë edhe ofron shumë kjo botë. Ke Instagramin, ke rrjetet sociale, ke zbavitje të tjera, lojëra pafund, lojëra online, lojëra në shtëpi, aktivitete pafund, si të vegjlit, si të mëdhenjtë. Dhe muzika kërkon të mbijetojë. Flas në pavetëdije. Se kështu ecin gjërat. Kur e shikon në kuadrin e madh, ndodh diçka që as e kupton, por është një gjithësi gjërash që e çon muzikën të mbijetojë në atë lloj forme. Dikur, ty të kujtohet, kishte gjithmonë një instrument që luante, një solo kitarë, një saksofon dhe ai ishte momenti ndoshta më kulmor që zbaviste publikun. Tani ka ikur ajo…”

Këngëtari gjithashtu ka ndarë me gazetaren emocionin që ndien në çdo koncert dhe se është shumë i lumtur për entuziazmin që publiku ka treguar kundrejt projekteve  muzikore që ai ka publikuar.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=2P9r4LIOpOY&t=640s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeYn326g5K2/