Grida Duma në një rrëfim të veçantë zbulon detajin e jashtëzakonshëm që e lidh me mbesën
Deputetja e njohur Grida Duma e ftuar në emisionin “E Diell” ka bërë një rrëfim të veçantë mbi shumë kujtime të fëmijërisë dhe familjes së saj.
Si rrallë herë Grida gjatë rrëfimit shpjegon lidhjen e fuqishme që ka me qytetin e saj të lindjes,Durrësin dhe dashurinë për detin.
Ajo madje ka rrëfyer edhe një detaj shumë interesant, i cili e lidh atë me mbesën e saj, vajzën e motrës së madhe.
“Unë kur isha e vogël kisha shpikur një emërtim timin për bukën ‘kënka’ . Nuk ka gjë më të habitshme se mbesa ime në New Jork, e cila e emërton bukën njëjtë si unë. Jam mahnitur pasi askush nuk ia ka përmendur këtë fakt ndonjëherë dhe vazhdojë të habitem. Megjithatë jam e sigurt që gjithçka përcillet në gjenetikën tonë” ka përfunduar Grida.
Link: https://www.instagram.com/tv/CfjfmOGs-YA/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ca79z3PNHR9/?utm_source=ig_web_copy_link