Jeta luksoze në Dubai është bërë në modë kohët e fundit për shumë nga personazhet e njohur të show bizit shqiptar.
Mirëpo jo të gjithë e dëshirojnë atë dhe një prej tyre është moderatorja e njohur kosovare Qëndresa Krelani.
E ftuar në ‘Fftesë në 5’ moderatorja ka zbuluar se nuk ka qenë kurrë në Dubai.
Qeqa rrëfeu se ndryshe nga shumë personazhe të tjera që shkojnë të kalojnë pushimet në Dubai, asaj i pëlqen të vizitojë destinacione të ndryshme në Shqipëri dhe mes tyre plazhi i saj i preferuar është Velipoja.
“Pavarësisht se kemi luksin të shkojmë dhe të jemi prezentë nëpër plazhet më luksoze të Shqipërisë unë jam modeste dhe për shembull kur isha tani, shkova në Velipojë. Kam qëndruar për 10 ditë dhe i ngacmoja shoqet e mia që pëlqejnë të shkojnë në Dubai. Dhe unë iu them:”E kam gjetur Dubain tim dhe është ‘Velipaj’. Nuk kam qenë kurrë në Dubai sepse e kam gjetur vendin tim që e quaj Velipaj dhe është Velipoja”.- tha ajo me humor.
Link: https://youtu.be/0zHNfwgIaFo
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcgVFRlMtz8/?utm_source=ig_web_copy_link