Lija e majmunit, Komiteti i Ekspertëve zbulojnë planin e masave për Shqipërinë
Komiteti i Ekspertëve për Parandalimin dhe Kontrollin e Lisë së Majmunit është mbledhur sot në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të diskutuar një plan masash për parandalimin e përhapjes së virusit.
Manastirliu njoftoi se tashmë ka përfunduar drafti i parë i masave.
“Tashmë drafti i parë i planit të masave ka përfunduar. Pavarësisht se Shqipëria është një vend që hyn në vendet e nivelit të parë, pra konsiderohet me një risk të ulët, masat tona dhe përgatitja jonë do të jetë e plotë në mënyrë që të fuqizojmë kapacitetet tona.
“Aktualisht kanë mbërritur në Institut përgjatë kësaj periudhe 3250 teste për identifikimin dhe diagnostikimin e lisë së majmunëve. Nga ana tjetër, përveç rritjes dhe fuqizimit të kapaciteteve tona të laboratorit, kemi marrë masa për fuqizimin e të gjithë rrjetit të survejancës sentinel”, tha Manastirliu.
Linku: https://shendetesia.gov.al/category/
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/category/