Home Aktualitet Aktori i njohur përfshihet në një aksident, zbulohet gjendja e tij shëndetësore
Aktori i njohur përfshihet në një aksident, zbulohet gjendja e tij shëndetësore
0

Aktori i njohur përfshihet në një aksident, zbulohet gjendja e tij shëndetësore

0
0

Aktori i njohur Jason Momoa është përfshirë në një aksident automobilistik.

Jason dhe një motoçiklist u përplasën në autostrad në Topanga, Kaliforni, të dielën.

Aktori 42 vjeçar, po ngiste makinën e tij Oldsmobile të vitit 1970 në periferi të Los Anxhelosit pas orës 11 të mëngjesit, kur një drejtues kaloi linjat e dyfishta të verdha të autostradës duke u përplasur me të.

Drejtuesi 21 vjeçar ngiste një motorçikletë të tipit Honda 2012 dhe shkoi “drejtpërsëdrejti në rrugën e automjetit të Jason Momoa”, ku më pas u hodh nga motori i tij duke goditur pjesën e përparme të makinës.

Drejtuesi i paidentifikuar pësoi “lëndime të lehta, jo kërcënuese për jetën” si pasojë e përplasjes, ndërsa aktori mbeti i padëmtuar.

Momoa njoftoi një 911 dhe i aksidentuari u dërgua me ambulancë në spitalin më të afërt të zonës.

Linku: https://pagesix.com/2022/07/25/jason-momoa-involved-in-head-on-crash-with-motorcyclist/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CQSRbuYDLAy/