Alarm për bombë! Policia ndërpret koncertin e këngëtarit të njohur shqiptar
Nata e edicioni i 2-të të festivalit ndërkombëtar të operës “Rame Lahaj International Opera Festival” është shoqëruar me një incident.
Festivali është ndërprerë për disa minuta pas një alarmi për bombë.
Ngjarja ndodhi në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, ku janë përfshirë edhe autoritete lokale.
Rron Gjinovci e ka bërë të ditur lajmin teksa shkroi në një status në Facebook se: “Kërcënim me bombë! Rikthimi në sallë mas kontrollës së policisë, Ramë Rame Lahaj për me i mbështet emocionalisht kolegët e tij Erika Grimaldi, Leonardo Caimi dhe Menan Bërveniku, u ngjit në skenë me një befasi”, shkroi ai bashkangjitur me një video nga atmosfera.
Alarmi për bombë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në një njoftim zyrtar për shtyp. “Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, është shprehur zëdhënësja e Policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Linku: https://www.facebook.com/rronigj
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBDMSpWoa1d/