Home ShowBiz “Ku i gjen lekë ngele me pushime”, Aulona Musta flet me shifra
“Ku i gjen lekë ngele me pushime”, Aulona Musta flet me shifra
0

“Ku i gjen lekë ngele me pushime”, Aulona Musta flet me shifra

0
0

Aulona Musta është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e përditshme.

Aulona ka realizaur një bashkëbisedim me ndjekësit, ku i është përgjigjur disa pyetjeve.

Një ndjekës ka pyetur moderatoren: “Ku i gjen gjithë ato lekë, ngele çdo ditë të vitit me pushime apo burri me kalabis.”

“Kam tre biznese plus Instagrami që është biznes më vete u bënë 4, plus një punë në televizion, u bënë 5 burime të ardhurash. Plus puna e burrit, imobilare/shitje blerje pronash u bënë 6 burime të ardhurash.

Ndërkohë po mendoj/planifikoj/projektoj të ndërtoj edhe dy biznese të tjera brenda vitit të ardhshëm.

Ja llogaritë e mia t’i bëra. Ti të tuat i ke bërë? Se ky është halli, që duke bërë të miat, harron se duhet të merresh me të tuat dhe pastaj i hakërrehesh fatit dhe botës.

P.s: Të them një sekret të vogël, zakonisht burrat që merren me kanabis nuk nxirren në Instagram me fytyrë, mbahen sekret.” shkroi Aulona.

Linku: https://www.instagram.com/stories/aulonamusta/2897331638356047850/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfuRRdJNeGN/