Donald Veshaj është një nga personazhet më të përfolur të momentit.
Gjatë puntatës së djeshme moderatorët e podcastit “Ndryshe” të Top Albania Radio kanë telefonuar Donaldin ku i ka propozuar një projekt për një reklamë ku ai duhet të shfaqej me borën.
Moderatorët nuk u ndalën me kaq por madje i prezantuan edhe konceptin e reklamës ku Donaldi do të shfaqej i shtrirë në borë dhe slogani do të ishte: “ Shkriu Bora”.
Nuk ka munguar edhe përgjigja e Donaldit i cili u shpreh se:
“ E paske gjetur super sloganin. Në rregull ne e lëm një takim nesër që të flasim më konkretisht rreth propozimit.”
Edhe pse në fund Donaldi e kuptoi që ishte një telefonatë kurthi, videoja po bën xhiron e rrjetit ku shumë fansa janë befasuar se sa shpejtë Donaldi pranoi reklamën me “borën”.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=KPAbdurK6Ns
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CZ2m8bBsQPX/