0
0
Orët e para të ditës sjellin dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë kalime vranësirash.
Sipas meteoalb pritet që në orët vijuese gradualisht të kemi shtim të vranësira, ku në zonat veri-veriperëndimore do të jenë më të theksuara duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 33°C.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos:unsplash.com