Bëni kujdes! Ja pse versioni i ri i WhatsApp mund të përbëjë rrezik
Sipas WhatsApp, është e mundur që ju mund të përdorni një version të dyshimtë të tij që mund të ekspozojë tekstet tuaja. Një paralajmërim zyrtar i WhatsApp u bën thirrje të gjithë përdoruesve që të sigurohen se po përdorin aplikacionin e duhur. Ju mund të ndaloheni apo edhe të spiunoheni për përdorimin e një “kloni” të aplikacionit. Shpesh këto aplikacione premtojnë veçori shtesë që nuk janë të disponueshme në versionin e rregullt të WhatsApp, por mbartin rreziqe të mëdha.
“Aplikacionet jozyrtare të Whatsapp janë versione të modifikuara të aplikacionit tonë, që do të thotë se ato janë zhvilluar nga palë të treta dhe shkelin Kushtet tona të Shërbimit. Ne nuk i mbështesim këto aplikacione sepse ato vënë në rrezik privatësinë dhe sigurinë tuaj. Nëse përdoren, nuk ka asnjë garanci që mesazhet ose të dhënat tuaja si vendndodhja ose skedarët që ndani do të jenë private dhe të sigurta.”
Ka rreziqe reale nëse jeni duke përdorur një aplikacion të rremë. Është e mundur që të huajt të jenë në gjendje të lexojnë mesazhet tuaja dhe të shohin fotot tuaja. Dhe madje mund të rrezikojë që të ndaloheni nga aplikacioni i vërtetë WhatsApp.
“Këto aplikacione vënë në rrezik privatësinë, sigurinë. Nëse i përdorni, nuk ka asnjë garanci që mesazhet ose të dhënat tuaja, si vendndodhja ose skedarët që ndani, do të jenë private dhe të sigurta. Llogaria juaj gjithashtu mund të jetë ndalohet përkohësisht ose përgjithmonë”.
Versioni zyrtar i WhatsApp do të ketë miliona vlerësime dhe miliarda shkarkime. Mund të keni marrë tashmë një alarm nga Google nëse jeni duke përdorur një nga këto aplikacione. Google lëshon paralajmërime për përdoruesit që kanë shkarkuar këto versione të WhatsApp. Kështu që mund të keni vënë re një alarm që shfaqet duke thënë “Ky aplikacion është i rremë’.
Linku: https://www.thesun.co.uk/tech/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/search/watsapp/