Festivali i shumëpëlqyer nga të gjithë adhuruesit e muzikës “Netët e klipit shqiptar” vjen sërish këtë vit me edicionin e tij jubilar te 20.
Ky festival daton që nga 2002 dhe organizohet çdo vit duke mbledhur kështu një serë artistesh dhe studiosh prodhimi për të konkuruar për çmime të ndryshme si: imazhi më i kuruar, montazhi, grafika apo interpretuesi më i mirë.
Beatrix Ramosaj me “By my side” rrëmbeu çmimin e publikut edicionin e kaluar duke u zgjedhur si kënga me e mirë.
Ndërsa këtët vit, fituesi do të zbulohet në natën e madhe gala e cila do të zhvillohet me 27 maj në Kalanë e Ulqinit.
Në këte nate finale do të ketë të ftuar special si Armaldo Kllogjeri,Inis Gjoni, Aldor Nini, figura të njohura televizive, por edhe ish-fitues çmimesh në edicionet e kaluara si Marie Braho, Kastro Zizo etj.
Artiste të mirënjohur nga të gjitha trevat do të jenë pjesmarres duke e bëre këte maratone sa me interesante për të gjithë shikuesit. Ndër to mund te përmendim: NRG Band, Ronela Hajati, Lorenc Hasrama, Xhesika Polo. Prezantuar nga moderatori Ermal Peci i shoqeruar nga dy ish-misset Franceska Rustem dhe Drita Ziri, finalja e dates 27 do te jete nje eveniment per mos tu humbur per te gjithe muzikdashesit shqiptar.