Home ShowBiz Aktori i njohur Jamie Foxx ka humbur shikimin
Aktori i njohur Jamie Foxx ka humbur shikimin
0

Aktori i njohur Jamie Foxx ka humbur shikimin

0
0

Një gazetar pretendon se aktori ka mbetur pjesërisht i paralizuar dhe i verbër. Sipas tij, aktori 55-vjeçar pësoi një mpiksje në tru që e dërgoi në spital, ngjarje kjo pasi atij iu bë presion për të bërë vaksinën Covid.

Në podcastin ‘Ask Dr Drew’, gazetari veteran AJ Benza, një ish-shkrimtar i New York Dailyt’, bëri deklaratën duke cituar burime të besueshme. Sipas Benzës, një burim që ishte në dhomën e Foxx-it dhe ishte i përfshirë në kujdesin e tij i tha atij se “mpiksja e gjakut në trurin e tij bëri që ai të ishte pjesërisht i paralizuar dhe i verbër në atë pikë,” raporton Radar Online.

Aktori thuhet se pësoi një “komplikacion mjekësor” në xhirimet në Atlanta më 11 prill, ndërsa xhironte “Back in Action” me aktoren e tij Cameron Diaz, e cila gjithashtu shpreson rikthimin e tij në aktrim.

Vajza e Jamie Foxx, Corinne Foxx deklaroi se babai i saj ishte duke u rikuperuar. “Është e trishtueshme të shoh sesi mediat shkruajnë keq. Babai im ka qenë jashtë spitalit për javë të tëra, duke u rikuperuar. Në fakt ai dje po luante!”.

Linku: https://stylecaster.com/entertainment/celebrity-news/1367165/what-happened-jamie-foxx/

Foto: Instagram