Këngëtari kanadez Shawn Mendes dhe artistja amerikane Camila Cabello kanë prishur romancën e tyre për herë të dytë.
Artisti i “Treat you beter” dhe ish-ylli i Fifth Harmony, ishin më parë së bashku për dy vjet, derisa jo rrallë herë ndanin me ndjekësit e tyre postime të ëmbla dashurie.
Madje, përgjatë kohës së bashku, ata sollën hitin “Senorita”, ku dyshja u shfaqen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe korrën sukses të jashtëzakonshëm.
Në fillim të këtij viti filluan të qarkullojnë shumë thashethemet se ata ishin ribashkuar pasi u panë duke u puthur në festivalin “Coachella”, por gjërat duket të kenë ndryshuar.
“Ata e kanë testuar edhe një herë rikthimin e romancës. Por, të dy e kuptuan se kishin bërë gabim duke i dhënë një shans tjetër lidhjes së tyre. Në realitet, Camila dhe Shawn e dinë që nuk janë të duhurit për njëri-tjetrin në aspektin romantik dhe tani duan të vazhdojnë përpara të ndarë”, ka thënë një burim.
Linku: https://graziamagazine.com/me/articles/shawn-mendes-and-camila-cabello-break-up/