Paul Geoffrey ka vdekur në moshën 68-vjeçare nga kanceri.
Aktori ka pasur shumë role gjatë karrierës së tij. Kjo përfshinte “Breaking Bad”, “Better Call Saul” dhe filmin e vitit 1981 “Excalibur” së bashku me Helen Mirren.
Roli i tij i fundit ka qenë në një episod të vitit 2019 të Epix të quajtur “Perpetual Grace”.
Paul John Geoffrey lindi dhe u rrit në Angli, ku jetoi ëndrrën e tij për të qenë aktor dhe ishte i njohur për portretizimin e Percival në Excalibur dhe role të tjera kryesore në Greystoke: The Legend of Tarzan, Anna Karenina , Wuthering Heights, Poirot, Inspector Morse etj”.
Përveç aktrimit, Geoffrey u trajnua si agjent imobiliar pasi u transferua në Santa Fe në New Mexico në vitet 1990.
Paul ka lënë pas gruan: Sue Taylor dhe tre fëmijët: Alex, Oliver, Daisy.
Foto: Freepek.com