“Në kuadër të dashurisë” ka përfunduar xhirimet dhe, siç është mësuar, në muajin tetor do të shfaqet në kinema. Olta Gixhari, aktorja protagoniste, mezi po pret ta shohë, sepse, siç shprehet ajo, nuk ka parë asnjë skenë deri tani.
E pyetur për puthjen me Luizn ajo tha: Në fakt, diku, dikur, Olta na paska thënë se “nuk puthet me Luizin” (këtë e vuri në dukje Eni Shehu, edhe pse nuk e mbante mend se kur dhe ku e ka thënë). Por Olta, si aktore, nuk ka asnjë barrierë që e pengon në film: “Unë në të gjithë filmat që kam rol, unë jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film? Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim” ,– tha Olta. Por pastaj nuk harroi të shtonte se: “Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi çaku, unë e harroj ç’ka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”.
Linku: https://www.instagram.com/oltagixhari/?hl=en
Foto: https://www.instagram.com/oltagixhari/?hl=en