Një Birkin, çanta ikonë e Hermes, është një investim me të vërtetë i rëndësishëm.
Savoir faire, cilësia e lëkurës, historia dhe strategjia e marketingut, një përzierje vërtet unike elementësh kontribuoi në suksesin e çantave Hermes.
Sot pas shumë vitesh, Hermes Birkin mbetet padyshim modeli më ikonë që është prodhuar ndonjëherë. Dizajni i tij unik dhe i strukturuar, si dhe doreza e dyfishtë, ndryshimet në madhësi, ngjyrë dhe lëkurë vazhdojnë të ngjallin një tërheqje të jashtëzakonshme te blerësit e përhershëm.
Është mirë të dini se ka ngjyra të vazhdueshme, si e zeza, dhe ato që Hermes prezanton sezonalisht. Dimensionet e një Birkin janë 3: 25, 30, 35.
Por çfarë duhet të dini mirë përpara se të blini një të tillë? Kostoja është padyshim një nga aspektet qëndrore, nga 10 mijë euro e lart, deri në shifra më të ekzagjeruara.
Në nëntor, një Hermes Birkin Faubourg shumë e rrallë shënoi një shitje rekord. Blerësi mbetet anonim, por jo shifra përfundimtare: çanta ekskluzive u shit për 112 mijë euro.
Linku: https://www.sothebys.com/en/articles/everything-you-need-to-know-about-the-hermes-birkin