Home Travel Vendet që duhet të vizitoni në Vjenë
Vendet që duhet të vizitoni në Vjenë
0

Vendet që duhet të vizitoni në Vjenë

0
0

Pallati Schönbrunn është pa dyshim një nga atraksionet më të vizituara në vend; asnjë vizitë në Vjenë nuk do të përfundonte pa një udhëtim për ta parë atë.

Si ish-rezidenca verore e dinastisë mbretërore Habsburge, ky pallat dhe parku i tij i madh u shpallën si një vend i Trashëgimisë Botërore në vitin 1996. Brenda territorit të tij ndodhet kopshti zoologjik Schönbrunn, i cili u themelua që në vitin 1752, gjë që e bën atë kopshtin zoologjik më të vjetër në Evropë, shkruan DW, transmeton Monitor.

Një kishë që nuk duhet humbur, Katedralja e Shën Stefanit

Katedralja e Shën Stefanit, të cilën vjenezët e quajnë me dashuri “Steffl”, është një nga monumentet e Vjenës dhe atraksionet më të vizituara të qytetit. Ndërtimi i saj filloi në shekullin XII, por vepra kryesore, kulla jugore, u ndërtua vetëm 75 vite më vonë, në vitin 1359. Ata që nuk janë klaustrofobikë mund të ngjisin shkallët e ngushta deri në dhomën e kullës, për të shijuar një pamje të mrekullueshme të kryeqytetit austriak, përcjell albinfo.ch.

Një vështrim në jetën mbretërore, Kompleksi i Pallatit Hofburg

Për shekuj me radhë, ky kompleks mbresëlënës, ndërtesë e periudhës së Rilindjes, ishte shtëpia e dinastisë perandorake të Habsburgëve. Sot, kompleksi përdoret për shumë qëllime – është rezidenca zyrtare e Presidentit austriak dhe, gjithashtu, aty ndodhen edhe Biblioteka Kombëtare Austriake, disa muze të ndryshëm dhe kisha Hofburg.

Këshilla jonë është qe të bëni një turne me guidë në Shkollën Spanjolle të Kalërimit për të takuar yjet e saj: hamshorët e racës Lipizzan.

Linku: https://traveltriangle.com/blog/places-to-visit-in-vienna/

Foto: Freepek.com

tags: