Home Lifestyle Disa arsye për të ëndërruar gjëra të mëdha, edhe nëse duken të paarritshme
Disa arsye për të ëndërruar gjëra të mëdha, edhe nëse duken të paarritshme
0

Disa arsye për të ëndërruar gjëra të mëdha, edhe nëse duken të paarritshme

0
0

Mos lejoni një mendim të hyjë në mendjen tuaj për atë se ku jeni sot, kur jeni duke vendosur se ku jeni drejtuar’’.

Unë thashë këtë thënie një dekadë më parë në një konferencë biznesi. Nuk e di se kush e ka thënë fillimisht, por kam menduar për të shpesh gjatë viteve të fundit. Në një pikë, ne të gjithë kemi pyetur veten, ‘’Ku jam drejtuar’’?

Gjatë disa momenteve, unë kam gjetur veten në situata të mrekullueshme të karrierës dhe sigurisht isha shumë optimist për të ardhmen time. Pas të gjithash, është e lehtë të shikoni vitet në radhë përmes lenteve optimiste kur jeni të suksesshëm për momentin. Mirëpo, ndonjëherë kam gjetur veten në udhëkryqe, i përballur me një vendim për të ndryshuar rolet, kompanitë ose industritë. Në fakt, madje më është dashur të nisja nga fillimi më shumë se njëherë.

Këtu janë pese arsye pse nuk duhet të lejoni situatën tuaj aktuale të ndikojë në vizionin tuaj për të ardhmen.

Kufizimi i vetes tuaj është një mënyrë e sigurtë për të mos arritur potencialin tuaj.

Nëse nuk jeni aty ku dëshironi të jeni personalisht ose profesionalisht, tundimi për të braktisur ambiciet tuaja është i fuqishëm. Në fakt, të tjerët mund të ju këshillojnë të jeni konservativë me ëndërrat tuaja që të mos lëndoheni shumë kur të dështoni. Përderisa vendosja e qëllimeve të mëdha nuk ju siguron se do t’i realizoni ato, mos vendojsa e tyre do ju garantojë pothuajse plotësisht se nuk do t’i arrini.

Të gjithë kanë nevojë për diçka e cila trazon shpirtin e tij ose të saj, veçanërisht performuesit e lartë.

Kur ishte hera e fundit kur diçka të cilën dëshiruat t’a arrinit ju dha të dridhura? Kur gjeni vizionin tuaj të vërtetë, ka një magji prapa tij. Do ju ndihmojë të gjeni rrugën për të arritur dhe për të tejkaluar pengesat më të vështira.

Linku: https://www.entrepreneur.com/growing-a-business/5-reasons-to-dream-big-even-when-you-think-you-have-no/254798

Foto: Freepek.com

 

 

 

tags: