Home Moska, metropoli modern, në zhvillim të vazhdueshëm
Moska, metropoli modern, në zhvillim të vazhdueshëm
0

Moska, metropoli modern, në zhvillim të vazhdueshëm

0
0

Nëse ka një qytet që konsiderohet si emblematik gjatë së gjithë historisë së rrugëtimit të Rusisë, që nga periudha mesjetare në atë të Bashkimit Sovjetik e deri në ditët e sotme, është Moska. Arkitektura e këtij qyteti është si një qilim fluturues që prek larmishmëri stilesh arkitekturore.

Moska nuk është vetëm një monument për Rusinë, por ajo është shumë më shumë se kaq. Ky qytetet mban në vetevete si arkitekturën e vjetër ashtu edhe atë moderne, e cila është në ndryshim të vazhdueshëm dhe gjendet pothuajse në çdo cep të këtij qyteti.

Moska si një terren ushqyes për “urinë” arkitekturore

Përpara se të rendisim disa prej ndërtesave më mbresëlënëse në Moskë vetëm në sajë të një vështrimi të shkujdesur syri të kap një mori strukturash fantastike. Nën kujdesin e vazhdueshëm të arkitektit Sergei Kuznetsov, Moska po shkëlqen.

Si drejtor i projekteve të ndryshme në fushën e arkitekturës së këtij qytetit,  z. Kuznetsov është përgjegjës për zhvillimin e të gjithë procesit. Edhe pse inkurajon dhe mbështet edhe talentet e huaja, ai shprehet se arkitektura nuk është si makinat, ku ti mund të blesh pjesë nga vende të ndryshme të botës dhe t’i bashkosh për të krijuar një model në vendin tënd. Arkitektura ruse ka nevojë për talente që të jenë rritur në këtë vend dhe me frymën e tij.

Kultura e Moskës përcakton stilin e saj arkitekturor

Hani Rashid, themelues dhe bashkëpronar i Asymptote Architecture  dhe një prej elementëve kryesorë të Forumit Urban në Moskë, është një tjetër provë se përse Moska tërheq arkitektë nga e gjithë bota.

Moska është një qytet i zhytyr në kulturën dhe historinë e saj, prandaj është edhe një ndër vendet ideale ku arkitektët mund të gjejnë ushqim për shpirtin e tyre. Arkitektura e vërtetë mund të marrë jetë vetëm në qytete të mëdha dhe qytetet e mëdha kanë gjithmonë potencial për një arkitekturë madhështore.

Linku: https://archsovet.msk.ru/en/pressa/web-media/moscow-the-making-of-a-modern-metropolis

Foto:Freepek.com