Home Zbuloni vendet më të famshme në Amsterdam
Zbuloni vendet më të famshme në Amsterdam
0

Zbuloni vendet më të famshme në Amsterdam

0
0

Amsterdami njihet ndryshe si qyeteti i bukurisë dhe artit.

Nëse ju doni artin, ju këshillojmë që të vizitoni Muzeun e Van Gogh-ut: ky muze ka koleksionin më të madh të pikturave të Vincent Van Gogh dhe galeritë janë absolutisht mahnitëse. Muzeu përmban koleksione të përhershme dhe ekspozita të përkohshme, punën e artistëve holandez të shekullit të 19. Mirë, kjo është pak e shtrenjtë (14 €), por me të vërtetë unike.

Sigurisht që duhet të përfitoni nga qyteti i biçikletave dhe t’i përdorni ato…Kjo është një mënyrë shumë e këndshme për të zbuluar Amsterdamin. Përveç kësaj, t’i japësh biçikletës në këtë qytet është me të vërtetë e sigurt: shoferët janë mësuar me biçikletat. Të marrësh me qira një biçikletë kushton 6,50 € në 3 orë (8 € me sigurim) .

Pas ecjes me biçikletë, ju mund të kaloni mbrëmjen në një “cafe brun” të cilat janë ekuivalente me pub-et e Londrës apo të Dublinit. Ka me qindra në të gjithë qytetin. Atmosfera atje është shumë e këndshme dhe e ngrohtë dhe ju mund të shijoni shumë lloje birrash dhe “Jenever-in” e famshëm, një pije tradicionale e ngjashme me xhinin.  Disa nga këto lokale janë nga shekulli i 17-të.

Ditën tjetër ju mund të vizitoni shtëpinë e Anne Frank. Edhe pse kjo është një histori tmerrësisht e trishtuar (Ditari i intim i vogëlushes është një nga librat më të shitur në botë). Aty ju mund të zbuloni pjesë të ndryshme nga ditari i saj dhe gjithashtu mund të prekni muret që ajo kishte zbukuruar me copa revistash. (8,50 € hyrja).

Së fundi, pas kësaj vizite prekëse, ju nuk mund të largoheni nga Amsterdami, pa bërë një udhëtim me varkë në kanalet tipike të qytetit.

Dhe nëse ju jeni në Amsterdam në fund të muajit prill, mos humbisni festimet e Ditës së Mbretëreshës që zhvillohen çdo vit më 30 prill: kjo feste kombëtare për holandezët zgjat 2 ditë dhe zhvillohen festa të pabesueshme!

Linku: https://www.iamsterdam.com/en/see-and-do/top-20-things-to-do-in-amsterdam

Burimi i fotos: Freepek.com