Ish- partneri i Irina Shayk, Bradley Cooper, është shprehur në lidhje me varësinë e tij nga droga dhe alkooli, duke thënë se në pikën e tij më të ulët mendonte se do të vdiste.
Vdekja e të atit si dhe ardhja në jetë e vajzës së saj me ish të dashurën, modelen ruse, e ka ndryshuar atë.
“Kam pasur disa vite ‘të çmendura’ sa i përket alkoolit dhe drogës, por asgjë nuk ka të bëjë me famën”, u përgjigj Cooper në një intervistë me Bear Grylls.
Aktori i “Limitless” iu kthye alkoolit dhe kokainës pasi preu ligamentin e tij dhe u largua nga seriali amerikan “Alias”, nga i cili më pas edhe ‘u pushua nga puna’.
Në “Running Wild With Bear Grylls”, aktori pranon se vdekja e babait të tij pothuajse e hodhi atë nga binarët.
“Mendova se duhet të përqafoj jetën që kam dhe të përpiqem të gjej një paqe”, u shpreh Cooper.
Si një nga emrat më të mëdhenj në Hollyëood, ylli është nominuar për “Oscar” për aktorin më të mirë tre herë, për “Silver Linings Playbook” si dhe shume çmime të tjera.
Kujtojmë që Bradley dhe Irina mirëpritën vajzën në mars të vitit 2017.