0
0
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë në vëmendje edhe pas daljes nga Big Brother Vip 2. Çifti gjatë pushimeve në Bodrum ka hyrë live në Instagram ku Luizi i është përgjigjur edhe pyetjes se mes Kiarës dhe nënës kush vjen e para për të.
Luizi tha se është nëna për shkak të atyre që kanë kaluar bashkë, por edhe për Kiarën jep jetën.
“Pyetja duhet bërë kështu ‘Kur je keq thua o Kiara vdiqa, apo o nënë vdiqa’. Sigurisht është nëna. Tani unë nuk kam kaluar me Kiarën aq gjëra, aq sakrifica sa kam parë me nënën. Secila ka vendin e vet. Edhe Kiarën e dua, jap jetën për të.”, tha Luizi.