Artistja shqiptare, Dua Lipa, ditëve të fundit është rikthyer në Shqipëri për disa ditë të tjera pushimi me familjen.
Ajo po vazhdon të qëndrojë në Kep Merli (Sarandë), ku vazhdimisht i ka mbajtur fansat e rrjeteve sociale të azhurnuar me fotografi dhe video të shumta nga pushimet.
Së fundmi, interpretuesja e hitit “New Rules” publikoi një sërë fotografish në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive në plazhin e bregdetit shqiptar.
Mes shumë imazheve, Dua mund të shihej në një fotografi e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj i ri, regjisori francez Romain Gavras. Në fotografinë e publikuar në Instagram, Lipa u dha 88 milionë ndjekësve të saj një vështrim të saj dhe të çiftit, ku ishin fotografuar nga mbrapa duke mbajtur duart dhe ecur drejt plazhit si çift.