Meta publikoi ‘SeamlessM4T’
0
0
Meta, ka prezantuar SeamlessM4T model me AI që mundëson përkthimin dhe transkriptimin e fjalimeve në shumë gjuhë, duke mundësuar komunikim në kohë reale për njerëz që flasin gjuhë të ndryshme.
SeamlessM4T mundëson përkthime për gati 100 gjuhë, si dhe përkthimin e bisedave për 35 gjuhë.
CEO i kompanisë Mark Zuckerberg ka thënë se ai parashikon mjete të tilla që lehtësojnë ndërveprimet midis përdoruesve nga e gjithë bota në metaverse.
Meta ka vendosur modelin në dispozicion të publikut për përdorim jo-komercial.
Linku: https://www.theverge.com/2023/8/22/23840571/meta-multilingual-speech-translation-model-ai
Foto: Freepek.com
tags:
lajm