Ndërkohë që shumë shenja horoskopi duan të krijojnë një marrëdhënie solide, në të cilën të ndihen rehat me partnerët, disa të tjera thjesht mërziten shumë shpejt nga personi që kanë në krahë dhe duan që të lidhja të mos bjerë pre e rutinës. Po flasim pikërisht për:
Dashi
Dashi është një shenjë zjarri energjike, e cila udhëhiqet nga Marsi dhe kjo e shpjegon faktin që thjesht nuk rri dot në një vend. S’është aspak çudi që Dashi të mendojë se marrëdhënia thjesht po bëhet e mërzitshme dhe se po shkon drejt zonës së rehatisë.
Kjo shenjë mërzitet nga marrëdhëniet në kohë rekord dhe që të mbajë gjallë lidhjen, organizon takime, udhëtime dhe do të përjetojë përvoja që ia përmbushin dëshirën për të bërë gjëra të reja.
Binjakët
Kjo shenjë vdes të bisedojë e të flasë për gjithçka, ndaj në rastet kur personi tjetër thjesht nuk është në të njëjtën nivel energjie, mërzitet. Binjakët e kanë kokën të mbushur me ide dhe mendime, të cilat duan që t’i diskutojnë. Nëse një partner nuk është i aftë t’i diskutojë ato, nisin problemet dhe ‘overthinking’ për Binjakët.
Nga ana tjetër, Binjakët duan që të dalin sa më shpesh me partnerin/en dhe të bëjnë sa më shumë gjëra së bashku.
Shigjetari
Si një shenjë që udhëhiqet nga Jupiteri, Shigjetari gjatë gjithë kohës do të dalë, të ndërmarrë aventura dhe të njohë gjëra të reja. Kjo shenjë është e prirur të jetë gjithnjë në lëvizje dhe të zgjerojë horizontet e saj.
Duke qenë se është një shpirt i lirë, mund të ndihet sikur partneri/ja e pengon që të bëjë gjërat që do. Shigjetari është shenjë shumë spontane dhe nëse dikush tjetër thjesht nuk përshtatet me axhendën e tij/saj, mërzitet menjëherë dhe e rimendon sërish lidhjen.
Ujori
Për Ujorin nuk ka gjë më të tmerrshme se sa të përjetojë çdo ditë të njëjtën rutinë. Ujori, edhe pse në mënyrë më introverte, do që të prezantohet me gjëra të reja, në mënyrë që të mbajë sa më aktive imagjinatën.
Ujori ka dëshirë të provojë restorante të reja, të shkojë nëpër koncerte, apo të bëjë udhëtime të bukura në destinacione të reja. Me një fjalë, nëse nuk mund të ecësh në të njëjtin ritëm me këtë shenjë, na vjen keq, por Maria është në prag.
Linku: https://www.bustle.com/life/zodiac-signs-bored-in-relationships
Foto: Freepek.com