Modelja Irina Shayk ndodhet me pushime me ish-partnerin e saj regjisorin Bradly Cooper të cilët janë nën shoqërinë e vajzës së tyre Lea.
Por teksa shumë fansa mund të mendonin se afrimiteti i dyshes mund të shqetësonte partnerin e saj aktual ish-futbollistin bradly Cooper nuk është aspak kështu.
Brady, i cili vetë u divorcua nga modelja e njohur Gisele Bundchen vitin e kaluar, nuk është i shqetësuar se dyshja janë në një udhëtim së bashku në Itali. Udhëtimi i tyre në shtetin fqinj tregon miqësinë e tyre të ngushtë që ata ruajnë që pas ndarjes së tyre.
Edhe mediat e huaja shkruajnë se Cooper nuk është i interesuar të rizgjojë romancën me modelen.
Në Nëntor 2016, Shayk zbuloi se ishte në pritjen e ëmbël me Cooper dhe ata mirëpritën vajzën e tyre në Mars 2017.
Cooper dhe Shayk kanë qenë shumë privatë për marrëdhënien e tyre dhe rrallëherë kanë folur për të publikisht. Si rrjedhojë, edhe për ndarjen e tyre ata zgjodhën të heshtnin.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/irinashayk/?hl=en