Tregu i NFT-ve përballet me kolaps
NFT (Non-Fungible Tokens), që dikur shiheshin si një mrekulli, janë tashmë duke u vlerësuar diku rreth 5-10 dollarë.
Kujtoni atë periudhën kur shumë njerëz u befasuan nga koncepti i NFT-ve para dy vjetësh? Koha ka ndryshuar, por jo në favor të tyre, pasi tregu i NFT-ve po shembet në mënyrë dramatike.
Një studim i fundit zbuloi se 95% e NFT- ve në treg janë tashmë të pavlefshëm, ndërsa rreth 23 milionë persona akoma mbajnë NFT që sot nuk kanë vlerë.
Ekspertët besojnë se shumë prej mbajtësve të NFT po presin ngritjen e vlerës së tyre, megjithëse ky moment mund të mos vijë kurrë.
Dhe ato pak NFT që ende konsiderohen të vlefshme sot, nuk vlejnë aq shumë sa do të prisnit.
Në një koleksion prej 8850 NFT-ve, 41% prej tyre kanë një çmim midis 5 dhe 10 dollarë, ndërsa më pak se 1% prej tyre vlejnë më shumë se 6000 dollarë.
Linku: https://technext24.com/2023/09/22/nft-market-collapse-tokens-worth/
Foto:Freepik.com