Home Business / Technology Celulari tek fëmijët, qeveria kineze merr masa
Celulari tek fëmijët, qeveria kineze merr masa
0

Celulari tek fëmijët, qeveria kineze merr masa

0
0

Arissa Yan është vetëm gjashtë vjeç, por ajo tashmë është një përoruese e smartfonëve. Ajo lundron nëpër internet ndërsa qëndron e qetë në divanin esaj. Arissa filloi të përdorte celularin kur ishte katër vjeç, por nëna e saj është e shqetësuar për varësinë që ka krijuar nga telefoni.

Megjithatë, ajo e sheh përdorimin e telefonit si një pjesë të rëndësishme dhe të pashmangshme të shoqërisë moderne. Val Jan nuk dëshiron që vajza e saj të jetë prapa moshatarëve të saj kur bëhet fjalë për zhvillimet teknologjike, por nuk është e sigurt se si të balancojë kohën mes  ekranit të telefonit dhe kohën pa të.

Po, sigurisht që jam e shqetësuar për përdorimin e telefonit. Fëmijët që përdorin telefona për të studiuar është dicka normale, por kur shikojnë video është e lehtë të bëhesh i varur. Pra, mënyra se si ta balancojmë këtë kohë bëhet shumë e rëndësishme. Mendoj se sapo fëmijët prekin një telefon ose iPad, dhe shohin video të ndryshme e kanë shumë të  lehtë të bëhen të varur”.

Varësia nga telefonat celularë është një shqetësim i madh në Kinë. Qeveria hartoi një rregullore në gusht duke kufizuar qëndrimin në në telefonat e tyre inteligjentë në maksimumi dy orë.

Fëmijët nën tetë vjeç do të lejohen të qëndrojnë përpara ekranit të telefonit në një maksimum prej 40 minutash në ditë. Kur tejkalohet koha e përdorimit ditor, celulari “do të mbyllë automatikisht aplikacionet”.

Programi i ashtuquajtur “modaliteti i të miturve” do të ndalojë gjithashtu përdoruesit nën 18 vjeç nga aksesi në internet në pajisjet celulare nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit. Autoritetet në Kinë nuk kanë bërë me dije nëse do t’i zbatojë rregullat, dhe nëse po, kur.

Megjithatë, Yan është skeptike në lidhje me efikasitetin e kësaj rregullore.

“Unë nuk jam shumë e sigurt se sa efekt do të kenë këto rregulla. Sepse për të gjithë, tashmë ekzistojnë të ashtuquajturat modalitete të moshuarve dhe modaliteti i fëmijëve. Meqenëse ne tashmë i kemi këto funksione, a ka ndonjë studim se sa efektiv është? Nëse kompanitë po e shtojnë këtë funksion të ri, atëherë nuk e di nëse efikasiteti i tyre mund të përmirësohet.”

Megjithatë, në rrethanat aktuale, Yen pranon se kufizimi në kohë i qëndrimit përpara ekranit është diçka e dobishme. Ajo shpjegon se në vend të politikave kufizuese, qeveria mund të subvencionojë aktivitetet jashtëshkollore për familjet.

Ajo thotë se një ditë e lirë në kopshtin zoologjik ose ofrimi i zbritjeve për aktivitetet sportive mund të kompensojë një pjesë të barrës financiare të prindërve dhe t’u japë fëmijëve më shumë mundësi për t’u shoqëruar.

“Shpresoj që të ketë më shumë aktivitete jashtëshkollore dhe disa aktivitete prindër-fëmijë që mund t’u ofrohen familjeve. Pastaj fëmijët nuk kanë nevojë të qëndrojnë në shtëpi çdo ditë. Ata mund të dalin dhe të ecin më shumë, të marrin pak ajër të pastër. ose të shoqërohen me fëmijë të tjerë. Në këtë mënyrë ata do të zhvendosin fokusin dhe vëmendjen e tyre nga telefonat celularë.”

Ndërsa psikologët thonsë se fokusi duhet të jetë tek prindërit që lidhen emocionalisht me fëmijët e tyre në vend që të kufizojnë përdorimin e celularit.

“Prindërit duhet të përpiqen të lidhen më shumë me fëmijët e tyre, dua të them emocionalisht. Shumë prindër janë të zënë me punë, kështu që mund të mos kenë kohë të lidhen me fëmijët e tyre, dhe në këto kushte fëmijët e tyre nuk kanë çfarë të bëjnë kështu që ata i drejtohen telefonave.”

Për momentin, Val kufizon kohën e ekranit të Arissa në jo më shumë se 70 minuta në ditë.

Megjithëse aksionet e kompanive teknologjike kineze ranë menjëherë pas propozimit të ri të qeverisë kineze, Arissa e vogël është plotësisht dakord për të  qëndruar më pak kohë para ekranit.

Linku: https://time.com/6301185/china-smartphone-addiction-children-limit/

Foto: Freepik.com

tags: