Home ShowBiz Më pak e votuara, cila nga konkurrentet u eleminua nga ‘DWTS’?
Më pak e votuara, cila nga konkurrentet u eleminua nga ‘DWTS’?
0

Më pak e votuara, cila nga konkurrentet u eleminua nga ‘DWTS’?

0
0

Në natën e tetë të “Dancing With The Stars”, konkurrentët kërcyen nën ritmin e këngëve patriotike. Nata u hap nga trupa e baletit dhe Lori Bala me një kërcim dedikuar Shipërisë.

Në fund të mbrëmjes ishte momenti i eliminimit, 2 çiftet më pak të votuara nga publiku ishin Ina & Eltioni dhe Odeta & Eni.

Ata performuan në një koreografi të improvizuar, për të treguar edhe njëherë aftësitë në kërcim në ritmet e “Djaloshi dhe shiu”. Vendimi se cili prej tyre do të vazhdojë garën ishte në dorën e jurisë, ku të katërta votat e tyre shkuan për Odetën dhe Enin.

Ina dhe Eltioni ishin të eliminuarit e mbrëmjes së djeshme. Natën e fundit të tyre ata performuan një vals nën tigujt e këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

Tashmë tetë çifte janë në garë me njëri-tjetrin”

Arnita dhe Eni, Eni dhe Odeta, Xhuliana dhe Dion, Atalanta dhe Luixhino,Irgen dhe Jora, Sardi dhe Ensa, Enxhi dhe Silvester,Fifi dhe Graciano.

Linku: https://www.instagram.com/innakollcaku/

Foto: https://www.instagram.com/innakollcaku/