Home Lifestyle Parashikimi i motit, 26 nëntor 2023
Parashikimi i motit, 26 nëntor 2023
0

Parashikimi i motit, 26 nëntor 2023

0
0

I ftohti siberian ka mbërthyer gadishullin e Ballkanit duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin shqiptar.

Për pasojë kthjellime, vranësira të shpeshta si edhe temperatura ekstremisht të ulëta do të jenë dominante në të gjithë vendin.

Mesdita dhe orët  e pasdites sjellin herë pas here zhvillim të vranësirave në dy ekstremet Veri – Jug duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore.

Një tjetër parametër problematik do të jetë era, e cila do të fryjë e ftohtë nga verilindja duke bërë që i ftohi të ndjehet edhe më shumë. Parashikohet që edhe gjatë natës të mbetemi në të njëjtat kushte të ftohta atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -7°C më e ulëta deri në 11°C më e larta në rang territori.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtim verilindor; kjo do të bëjë që në  brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 – 5 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com

tags: