Home ShowBiz Margot Robbie e sheh të panevojshëm vazhdimin e “Barbie”
Margot Robbie e sheh të panevojshëm vazhdimin e “Barbie”
0

Margot Robbie e sheh të panevojshëm vazhdimin e “Barbie”

0
0

Filmi “Barbie” mund të mos ketë një vazhdim.

Margot Robbie, aktorja protagoniste dhe producentja e filmit mendon se nuk do të ketë një pjesë të dytë të filmit hit të verës. “Mendoj se i dhamë të gjitha te ky film. Ne nuk e krijuam që të ishte një trilogji apo diçka e tillë. Greta Gerwig dha gjithë energjinë në këtë film kështu që s’e imagjinoj se çfarë do vinte më pas”, tha ajo për Associated Press.

Filmi ndjek udhëtimin e kukullës ikonike në botën e vërtetë pasi ajo nis të mos funksionojë më, i shfaqet celulit dhe mendon për veten ndërkohë që jetonte në tokën e Barbieland.

Mendoj se më thelbësorja për mua është se filmat origjinalë mund të jenë një sukses. Nuk ka nevojë për një prolog apo një vazhdim. Mund të jetë tërësisht origjinal. Mund të jetë i suksesshëm duke i dhënë buxhetin e madh për të qenë i tillë”.

Robbie sqaroi edhe kritikat e të paturit kryesisht frymë femërore në film. “Kjo nuk do të thotë se filmi nuk do t’i arrijë të gjithë parametrat, gjë që është një koncept i gabuar që njerëzit kanë ende. Kështu që është e rëndësishme që ‘Barbie’ ia doli”, shtoi ajo.

Filmi ka arritur më shumë se 1.4 miliardë fitime në rang global dhe ka shkurorëzuar “Harry Potter and the Deathly Hallows Part 2” si filmin më fitimprurës të Warner Bros.

Linku: https://deadline.com/2023/11/margot-robbie-barbie-sequel-1235637695/

Foto: https://www.instagram.com/margotrobbieess/