Edhe pse të gjitha nuancat e flokëve janë in, ka një që bie në sy dhe duket se zgjidhet gjithnjë e më shumë nga vajzat vitin e fundit. Ngjyra e kuqe dhe në disa nuanca shfaqet gjithnjë e më shpesh, si në tapetin e kuq , ashtu edhe në street style dhe siç e tregon gjithçka, trendi ka ardhur për gjatë.
Ka shumë personazhe të famshëm që u bënë të njohur si flokëkuqe si përshembull Jessica Chastain, Isla Fisher dhe Karen Gillan, por ka edhe të tjera që u ‘ndanë’ me ngjyrën e tyre natyrale së fundmi duke zgjedhur të kuqen (Dua Lipa).
Edhe pse nuanca e zbehtë e së kuqes është ajo që duket se po fiton popullaritet, është e rëndësishme të mbani mend se u përshtatet më lehtë femrave me lëkurë të hapur dhe sy me ngjyrë.
Në rast se po mendoni të guxoni këtë ndryshim, duhet të keni parasysh sa vijon: e kuqja zbehet lehtë dhe për këtë arsye kërkon vizita të shpeshta në sallon dhe përdorimin e produkteve speciale për flokët për të ruajtur intensitetin dhe ngjyrën e shkëlqimit.
Megjithatë, derisa të vendosni, mund të merrni frymëzim nga të famshmit e mëposhtëm, të cilët të paktën na kanë vënë në mendime.
Linku: https://www.nylon.com/beauty/hair-colors-new-pop-era-dua-lipa-red-hair