Graciano Tagani ka folur më shumë për eksperiencën e tij në “Dancing With the Stars” pasi ka qenë i ftuar në “Top Albania Radio”.
Ai flet për partneren e tij të kërcimit Fifin dhe tregon se, që në fillim dëshironte që ajo të ishte partnerja e tij. Graciano ndihet shumë mirë për ndryshimin profesional të Fifit në kërcim, por së fundmi edhe për pamjen e saj fizike ku duket mjaft në formë:
“Jam shumë krenar me Fifin, ka pësuar një ndryshim të madh qoftë fizik apo profesional. Ishte zgjedhja e produksionit që të isha partner me Fifin por isha duke shpresuar shumë që Fifi të ishte partnerja ime kur dolën emrat e Vip-ave që do të ishin pjesë. Jam gjithashtu i lumtur për veten time pasi kisha 5 vjet që isha shkëputur nga kërcimi dhe nuk kam asnjë ndryshim me ata që kanë kërcyer gjatë gjithë kësaj kohe.”
Pjesë e programit u bë edhe e fejuara e tij, Argjira, pëmes një lidhje telefonike, ajo flet për marrëdhënien e tyre pasi kohët e fundit Graciano e kishte lënë pak pas dore sepse është shumë i zënë me prova.
Gazetari i kërkon një mendim Argjirës për mënyrën sesi juria e “Dancing With the Stars”, vlerëson konkurrentët, përgjigja e saj ishte befasuese:
“Ia fusin një çik kot me thënë të drejtën.”
E pyetur nëse do të ishte dakord që Graciano të marrë pjesë në “Big Brother Vip”, Argjira u përgjigj:
“Zot na ruaj! Nuk e besoj që do të ndodhë. Unë e kam shumë problem të flej natën vetëm.”
Linku: https://www.instagram.com/argjiraspanca/