Tashmë që Dua Lipa u nda me Romain Gavras, le t’u hedhim një sy të gjitha lidhjeve publike që këngëtarja me famë botërore ka pasur ndër vite.
Isaac Carew
Lidhja e saj e parë zyrtare është me modelin britanik Isaac Carew. Çifti filloi të dilnin sëbashku në vitin 2015 dhe u ndanë në Shkur të 2017-ës. Megjithatë në Maj të 2018-ës, të dy u panë sëbashku në Londër teksa modeli i kishte vënë krahun te shpatulla këngëtares. Ai po ashtu iu bashkua Duas dhe familjes së saj në Met Gala-në e 2019-ës.
Paul Klein
Lipa ka dalë dhe me modelin ose muzikantin Paul Klein, lideri i grupit muzikor “Lany”. Lidhja e tyre ka zgjatur vetëm 5 muaj. Ata u ndanë në Janar të 2018-ës, kohë kur Klein deklaroi se fshiu llogaritë e tij në rrjetet sociale. Ai tha “ndjej sikur më ka dalë zemra nga vendi, por jam i lumtur që po bëj këngë në këtë situatë.” Në një intervistë për Harper’s Bazaar në Korrik të po atij viti, Klein foli dhe më shumë për këtë lidhje të shkurtër, por që atij i kishte lënë shumë shenjë. Ai theksoi se e kishte mbaruar albumin “Malibu Nights” 50 ditë pas ndarjes. “S’kam ndjerë kurrë një dhimbje të tillë, nuk dua të bëj drama…por mendoj se kam dashuruar për herë të parë në jetën time, s’isha ndjerë kurrë kështu”, tha Klein. Kur Dua u pyet për albumin e Klein ajo u shpreh: Nuk e kam dëgjuar!
Anwar Hadid
Me Anwar Hadid, Dua Lipa ka pasur lidhjen e saj më të gjatë romantike. Hadid dhe Lipa u takuan për herë të parë në festën e ditëlindjes së Gigi-t (motrës së Anwar) në Malibu të Kalifornisë, në Qershor të 2019-ës. Për herë të parë u shfaqën bashkë publikisht gjatë Javës së Modës në New York, e më pas në tapetin ekuq të Amerikan Music Awards. Gjatë periudhës së pandemisë, Dua dhe Anwar shpenzuan shumë kohë sëbashku. Në prill të 2020, këngëtarja u shpreh për “People” se ndihej shumë rehat me partnerin. “Po mësojmë shumë për njëri-tjetrin”, tha Dua. Në përvjetorin e parë të lidhjes, ata adoptuan një qen që e quajtën Dexter. Teksa çdo gjë dukej në rregull, pas 2 vitesh e gjysmë bashkë ata morën një pauzë. Kjo e fundit rezultoi ndarje përfundimtare sepse në Qershor të 2022-it, Lipa ndau një fotocover-in e Vogue në të cilin shkruhej: Kapitulli i ri i jetës ka të bëjë vetëm me mua.
Trevor Noah
Edhe për Trevor dhe Dua-n ka pasur shumë thashetheme, pasi Daily Mail ka publikuar herë pas here foto të tyret bashkë. Megjithatë përtej këtij versioni, thuhet se ata janë thjesht miq. Kjo pasi Trevor ka deklaruar që sa herë e fotografojnë me Dua-n, shkruajnë sikur ka diçka mes tyre. “Sa herë që takoj Dua-n përflitet sikur kam marrë ndonjë çmim dhe gjithçka po shkon mirë me jetën time.”
Romain Gavras
Në Shkurt të 2023-it, Dua u pa në BAFTA në Londër me një burrë misterioz i cili më vonë u identifikua si Romain Gavras. Ky i fundit kishte qenë i lidhur 5 muaj me këngëtaren tjetër shqiptare Rita Ora, me të cilën e përfundoi me konflikte marrëdhënien. Gavras dhe Lipa dolën hapur sëbashku në Festivalin e Kanës në 19 Maj të këtij viti. Ata pozuan në tapetin e kuq krejtësisht të lumtur. Por siç duket as kjo romancë nuk zgjati shumë! Sapo është konfirmuar ndarja e tyre, ndërsa Romain e ka cilësuar Dua-n “të varur nga puna.
Linku: https://people.com/all-about-dua-lipa-dating-history-7502520
Foto:https://www.instagram.com/dualipa/