Home ShowBiz Fansat kritikojnë Selena Gomez për lidhjen e re, këngëtarja reagon ashpër
Fansat kritikojnë Selena Gomez për lidhjen e re, këngëtarja reagon ashpër
0

Fansat kritikojnë Selena Gomez për lidhjen e re, këngëtarja reagon ashpër

0
0

Selena Gomez e ka braktisur statusin e saj si beqare. Këngëtarja ka konfirmuar se është në lidhje me producentin e njohur muzikor, Benny Blanco.

Por fansat kanë shprehur pakënaqësi ndaj kësaj marrëdhënieje duke i thënë Gomez se nuk ishte hapi i duhur, çka ka bërë që të marrin përgjigje të prera prej saj.

 

“Ai është absolutisht gjithçka në zemrën time”, shkruan ajo. Një prej komenteve shkruan se Blanco “ka bërë deklarata tendencioze dikur kundrejt Selenës”. “Po dhe ai prapë është më i miri se çdokush me të cilin kam qenë e lidhur. Fakte”, u përgjigj Selena e cila ka patur marrëdhënie me Justin Bieber, Nick Jonas dhe Taylor Lautner.

Në një tjetër koment, 31-vjeçarja thotë se Benny “e ka trajtuar më mirë se kushdo në këtë planet” dhe më pas e quajti “gjëja më e mirë që i ka ndodhur”, përpara se të shkruante:

Nuk do i lejoj kurrë fjalët tuaja të drejtojnë jetën time. Kurrë. I kam dhënë fund. Nëse nuk më pranoni në momentin më të lumtur, mos rrini në jetën time”. Fansat i perceptuan deklaratat e saj në mbrojtje të Benny si “tallje” ndaj tyre.

Linku: https://www.instagram.com/selenagomez/

Foto: https://www.instagram.com/selenagomez