Këngëtarja Cher ka humbur kontaktet me djalin e saj dhe është shumë e shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore duke qënë se është i varur nga substancat narkotike.
Në dokumentet gjyqësore të depozituara të enjten, ku këngëtarja e hitit “Believe” kërkonte kujdestarinë e tij ligjore, ajo shpjegonte se Elijah Blue Allman ka vështirësi në menaxhimin e financave për shkak të problemeve me shëndetin mendor.
Cher pretendon se pa kujdestarinë ligjore, burimet financiare të Allman-it do të shteroheshn me shpejtësi për shkak të varësisë nga substancat narkotike, duke e bërë atë të paaftë për t’u kujdesur për veten.
Lëvizja e Cher, është e fundit në betejën gjithnjë e më të ashpër midis fitueses së çmimeve Oscar, Grammy dhe Emmy dhe nuses së djalit të saj, një luftë që ka zjatur prej vitesh për të kontrolluar financat e 47-vjeçarit.
Linku: https://nypost.com/2023/12/27/entertainment/cher-files-for-conservatorship-of-son-elijah-blue-allman-47-after-kidnapping-accusations-report/