Periudha e divorcit është e vështirë për shumë çifte, por kur kjo ndodh në sytë e një publiku bëhet edhe më shumë.
E njëjta gjë ndodhi edhe me aktoren Sofia Vergara e cila u nda nga bashkëshorti i saj Joe Manganiello pas shtatë vitesh martesë.
Duke folur në një intervistë për CBS Sunday Morning, Vergara shpjegon se e dinte që interesi i mediave do të ishte i madh dhe priste që të thuheshin shumë të pavërteta rreth ndarjes.
Por aktorja vlerëson mënyrën se si gazetarët e trajtuan këtë çështje.
“Shtypi ishte shumë i respektueshëm. Mendova se ata do të shpiknin më shumë gjëra, pra siç edhe ndodh zakonisht. Unë u befasova sepse gazetarët thanë se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë”, u shpreh ajo gjatë intervistës.
Media të ndryshme bënë të ditur e dëshira e madhe e Manganiello-s për të pasur fëmijë çoi në prishjen e martesës së tyre ndërsa të tjera përmendën ndryshimet në karakter.
Linku: https://www.instagram.com/sofiavergara/