Home ShowBiz Mbreti Charles III në gjendje jo të mirë shëndetësore, anulon përkohësisht angazhimet publike
Mbreti Charles III në gjendje jo të mirë shëndetësore, anulon përkohësisht angazhimet publike
0

Mbreti Charles III në gjendje jo të mirë shëndetësore, anulon përkohësisht angazhimet publike

0
0

Mbreti Charles III në gjendje jo të mirë shëndetësore, anulohen përkohësisht angazhimet publike.

Mbreti Charles III po përballet me probleme shëndetësore për të cilat do të duhet t’i nënshtrohet trajtimit në spital.

Sipas BBC, Charles do të shtrohet në spital për trajtim, për shkak të problemeve me prostatën.

Buckingham Palace tha se gjendja e mbretit është nën kontroll, por ai do t’i nënshtrohet një “procedure trajtimi”.

Angazhimet publike të 75-vjeçarit do të shtyhen për një periudhë të shkurtër rikuperimi.

Njoftimi vjen menjëherë pasi u zbulua se Princesha e Wellsit është në spital, pasi i është nënshtruar një operacioni abdominal.

“Në mënyrë të përbashkët me mijëra burra çdo vit, Mbreti ka kërkuar trajtim për prostatën e zmadhuar”, thuhet në deklaratë

Linku: https://www.bbc.com/news/uk-68010563

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/theroyalfamily

tags: