Meta, TikTok, Snap, X dhe Discord dëshmuan para Senatit Amerikan
Shefat ekzekutivë të kompanive të mëdha kanë dëshmuar gjatë një seance në Senatin amerikan lidhur me sigurinë e fëmijëve në rrjetet sociale.
Senatorët nga të dyja partitë kanë kërkuar llogari nga këta udhëheqës gjatë një seance që zgjati pothuajse katër orë.
Mark Zuckerberg, shefi i Meta-s, ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme, duke reaguar ndaj shqetësimeve të prindërve amerikanë rreth ndikimit të rrjeteve sociale në shëndetin e fëmijëve të tyre.
“Askush nuk duhet të përjetojë atë që ata përjetuan”, deklaroi Zuckerberg para Senatit amerikan.
Kompania Meta, e cila ka në pronësi Instagram dhe Facebook, po përqendrohet në marrjen e masave për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e përdoruesve të rinj në platformat e tyre.
Shefat e kompanive tjera si TikTok, Snap, X dhe Discord gjithashtu janë thirrur të ndajnë informacion mbi hapat që kanë ndërmarrë për të mbrojtur fëmijët nga rreziqe potenciale.
Pyetjet e senatorëve janë përqendruar në politikat e sigurisë, rregullimin dhe përgjegjësinë e këtyre kompanive në kujdesin ndaj audiencës së tyre të re.
Linku: https://apnews.com/article/meta-tiktok-snap-discord-zuckerberg-testify-senate-00754a6bea92aaad62585ed55f219932
Foto:Freepik.com