Home ShowBiz Nominimi i Gracianos ndez debate në shtëpi, Romeo i irrituar: Nuk je burrë
Nominimi i Gracianos ndez debate në shtëpi, Romeo i irrituar: Nuk je burrë
0

Nominimi i Gracianos ndez debate në shtëpi, Romeo i irrituar: Nuk je burrë

0
0

Zgjedhja e Gracianos, i cili pasi hapi Kutinë e Pandorës, çoi në nominim Romeon, Heidin dhe Elvisin, ishte temë kryesore e debateve mes banorëve gjatë këtyre ditëve në shtëpi.

Në nisje të spektaklit të sotëm, të nominuarit shprehën ndjesitë e tyre:

Romeo: Një përzierje ndjenjash

Lisi: I mërzitur për situatën, situatë që besoj ne të treve na ka mërzitur

Më pas, mes banorëve, nisi diskutimi. Elvisi e cilësoi hipokrizi sjelljen e Gracianos, ndërsa Romeo e quajti pa dinjitet. Unë nuk kam prekur dhe nuk kam hyrë në hak askujt“, u përgjigj balerini.

Romeo: Kjo është një shkelje e dinjitetit, ai këtu tregon se çfarë është i aftë të bëjë për të qëndruar tri ditë më shumë në shtëpi. Është i gatshëm që një djalë dhe një vajzë, që u thotë ‘të kam xhan’, t’i nxjerrë sot jashtë. Ky është Graciano. Në bisedën që kam bërë, unë kam dëgjuar 9 versione të ndryshme të Gracianos. Nuk e kuptoi pse nuk futi veten në nominim, kur e sheh veten të fortë. Unë mendoj se edhe në luftë ka disa rregulla, nuk preken disa gjëra, por ky nuk ka problem. I them që nuk je burrë, nuk ke karakter

Elvisi: Ky është një dëm personal. Nëse kemi diçka me dikë, merremi me atë, jo me njerëzit që ka afër. Arta, në një bisedë, tha se çdo njeri këtu ka ardhur vetëm, pavarësisht marrëdhënieve që krijon. Nëse unë i them Artës të kam shumë xhan, dhe nesër kam një debat me Vesën, nuk do i bie Artës. Është hipokrizi. Nuk është thënë akoma arsyeja e vërtetë.

Graciano: Unë nuk kam prekur dhe nuk kam hyrë në hak askujt. Në 10 ditët e fundit, nuk të kam parë fare në shtëpi (Elvisit). Të kam thënë që po të ndiej larg. Por, Romeo po përdor njerëzit e tij. Romeo nuk ka treguar dinjitet ndaj meje, respektin nuk e ke pasur

Elvisi: Më thuaj arsyen

Graciano: Unë në këtë lojë të dua shumë. Ti në këtë lojë për mua ke marrë maksimumin dhe nuk ke arritur të bësh lojën tënde prej Romeos. Të vlerësoj pa fund. Më ke dhënë energji pafund në 10 ditët e para, tani s’e shoh më

Romeo: Ky ishte shpjegimi?! Nuk ke dinjitet, nuk ke karakter. Je aktori më i frikshëm këtu

Graciano: Ti do ta harrosh Lisin, sepse e ke lojën sikurse je vetë. Nuk di të mbash rolin tënd. Këtë gjë do ta vërtetojë koha.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Foto: https://www.instagram.com/graciano_tagani/