Për Xhenifer Lopezin, kjo mund të konsiderohet si një prej javëve më të rëndësishme të karrierës së saj si këngëtare dhe aktore filmash.
54-vjeçarja u shfaq të martën në Los Anxheles në krah të bashkëshortit të saj dhe figurave të tjera të njohura të Hollivudit, në premierën e filmit të saj “This is me… Now”, një komedi muzikore autobiografike, një rrëfim për jetën e saj të dashurisë dhe ribashkimin me bashkëshortin Ben Aflek pas vitesh ndarjeje.
E premtja është një tjetër ditë e rëndësishme, kur do të publikohet i pari album muzikor me këngët e saj pas 10 vitesh, i 9-i në karrierën si këngëtare. Ka të njëjtin titull si filmi dhe përmban këngët e kolonës zanore të tij.
Në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve Reuters, Xheni shprehet se frymëzimin dhe ndihmën kryesore për gjithë këtë krijimtari e pati nga bashkëshorti Ben Aflek, për të cilin thotë se tashmë e dashuron marrëzisht.
Linku: https://www.instagram.com/jlo/