Home ShowBiz “Si fle unë kur e di që askush nuk më tradhëton”, Capital T ndahet nga Adrola Dushi?
“Si fle unë kur e di që askush nuk më tradhëton”, Capital T ndahet nga Adrola Dushi?
0

“Si fle unë kur e di që askush nuk më tradhëton”, Capital T ndahet nga Adrola Dushi?

0
0

Edhe pse akoma e pa konfirmuar, prej kohësh flitet për një lidhje mes reperit Capital T dhe modeles Adrola Dushi.

Kjo është konfirmuar nga disa miq të tyre të afërt, nga ku kanë dalë edhe foto të çiftit së bashku.

Megjithatë nga dyshja kurrë nuk u bë i ditur asnjë detaji, dhe aq më tepër një dalje publike.

Kjo edhe pas ndarjes së bujshme të modeles me Adis Patushin të cilët kanë edhe një fëmijë së bashku.

Nuk mund ta quajmë rastësi, praninë e modeles në çdo koncert që reperi mbante.

Megjithatë duket se në një mënyrë ose tjetër ky i fundit na ka treguar se gjërat nuk janë më njësoj. Në një postim në TikTok ku shfaqet i shtrirë, Capital T shkruan:

“Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton”, shkruan ai përbri videos dhe të gjithëve na shkoi mendja për një krizë ose ndarje nga modelja e njohur.

Me siguri, rrjetet e tyre sociale tashmë do të jenë në ‘lupën’ e ndjekësve për të mësuar sesi qëndron e vërteta.

Linku: https://www.tiktok.com/@trimkapo

Foto: https://www.instagram.com/truekapo/